Ndërlidhjet

Sekretari i NATO-s Stoltenberg viziton Ukrainën


Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kievi zyrtar ka paralajmëruar një vizitë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Kjo është vizita e tij e parë në Ukrainë, që nga momenti kur ai erdhi në pozitën e të parit të NATO-s, në tetor të vitit të kaluar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin, njoftoi për këtë vizitë pas takimit me zotin Stoltenberg, sot në Bruksel.

Shefi i diplomacisë së Ukrainës tha se Kievi do të “shfrytëzojë në maksimum vizitën” për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me NATO-n.

“Ne do të miratojmë një numër të dokumenteve strategjike, përfshirë edhe ato ushtarake” ka thënë Klimkin, duke shtuar se kjo do t’i hapë rrugë NATO-s, që të hapë selinë e saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG