Ndërlidhjet

Kurdët thonë se kanë vrarë 31 ushtarë turq


Provinca Hakari në Turqi.
Provinca Hakari në Turqi.

Militantët kurdë kanë thënë se kanë vrarë 31 ushtarë turq në provincën Hakari.

Ushtria turke ka konfirmuar sulmin, por jo edhe numrin e viktimave.

“Rebelët kurdë kanë vrarë disa ushtarë turq”, është thënë në deklaratën e ushtrisë.

Sipas së njëjtës, bombat kanë shpërthyer kur dy automjete ushtarake kanë qenë duke kaluar nëpër fshtain Daglica.

Dhuna midis ushtrisë turke dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit është intensifikuar qysh në muajin korrik, kur është thyer armëpushimi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar përgjigje të vendosur ndaj militantëve kurdë.

XS
SM
MD
LG