Ndërlidhjet

Kuçi vizitoi institucionet në veri të Mitrovicës


7 shtator 2015

7 shtator 2015

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës së Veriut, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Goran Rakiq, dhe shefja e Zyrës Administrative të Komunës, Adriana Hoxhiq.

“Ministri Kuçi dhe Rakiq e kanë vlerësuar si të rëndësishëm implementimin e plotë të pikave të Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur në Bruksel, e cila garanton sistemin unik të drejtësisë në Kosovë dhe ofron drejtësi për të gjithë qytetarët”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

I njëjti citon Kuçin të ketë thënë se politika integruese është e vetmja politikë që garanton integrimin dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të asaj pjese të Kosovës.

Kuçi, i shoqëruar edhe nga zëvendësshefja e misionit EULEX, Joelle Vachter, ka vizituar edhe Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, ku është pritur nga drejtori Millan Radojeviq.

Ministri Kuçi e ka vlerësuar këtë institucion si “shembull shumë të mirë të integrimit dhe profesionalizmit”.

XS
SM
MD
LG