Ndërlidhjet

BE ndihmon fermerët me 500 mln euro


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Evropian janë dakorduar për një paketë të ndihmës për fermerët, në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Mijëra fermerë kanë protestuar sot në rrugët e Brukselit.

Fermerët, kryesisht belgë, francezë dhe gjermanë, kanë protestuar kundër rënies së çmimeve për prodhimet e tyre.

Ata kanë bllokuar me traktorë rrugët pranë selisë së BE-së, ku është mbajtur takimi i ministrave të Bujqësisë.

Komisioni Evropian ka thënë se “është i vetëdijshëm për situatën e vështirë” me të cilën përballen fermerët.

“Kjo demonstron se Komisioni e merr përgjegjësinë ndaj fermerëve shumë seriozisht dhe është i gatshëm t’i mbështesë me fonde të duhura”, ka thënë nënpresidenti i KE-së, Jyrki Katainen.

Ndihma do të fokusohet në prodhimet e qumështit, të cilat janë goditur rëndë pasi Rusia ka ndaluar importet e prodhimeve ushqimore të BE-së.

XS
SM
MD
LG