Ndërlidhjet

Katari dërgon forca tokësore në Jemen


Jemen
Jemen

Katari ka dërguar trupa tokësore në Jemen, raporton agjencia e lajmeve Al-Jazeera, me seli në Doha.

Njëmijë trupa tokësore, të mbështetura nga automjete të blinduara dhe helikopterë, raportohet se kanë hyrë në provincën Marib.

Javën e kaluar, 60 ushtarë nga koalicioni që udhëheq Arabia Saudite kundër rebelëve Huthi në Jemen, janë vrarë në Marib.

Në mesin e ushtarëve të vrarë nga rebelët, 45 kanë qenë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 10 nga Arabia Saudite dhe pesë nga Bahrejni.

Pas vrasjeve, aeroplanët e Emirateve kanë nisur sulme ajrore në gjithë Jemenin.

XS
SM
MD
LG