Ndërlidhjet

Britania pranon deri në 20,000 refugjatë


Ilusrtim
Ilusrtim

Mbretëria e Bashkuar do të pranojë deri në 20,000 refugjatë nga Siria gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, ka thënë kryeministri britaik, David Cameron.

Në një fjalim para parlamentit britanik, Cameron ka thënë se Britania ka “përgjegjësi morale” për ata që jetojnë në kampe në kufi me Sirinë.

Fëmijët e cenueshëm dhe jetimët do të jenë prioritet i “përpjekjeve kombëtare”, ka thënë Cameron.

Po sot, Franca ka njoftuar se do të pranojë 24,000 refugjatë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG