Ndërlidhjet

logo-print

IS-i”ka përdorur gaz mustardë”


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia gjermane e inteligjencës BND ka mbledhur prova të përdorimit të gazit mustardë nga grupi militant i Shtetit Islamik (IS), raporton e përditshmja gjermane Bild.

Sipas gazetës, agjentët e inteligjencës kanë mbledhur mostra të gjakut të kurdëve, të cilët janë plagosur në përleshje me militantët.

Gazeta citon shefin e BND-së, Gerhard Schindler, të ketë thënë se agjencia e tij ka “informacione se Shteti Islamik ka përdorur gazin mustardë në veri të Irakut”.

Schindler ka thënë se gazi mustardë mund të ketë ardhur nga stoqet e vjetra të Irakut, të prodhuara nën regjimin e Saddam Husseinit, ose mund të jetë prodhuar nga IS-i, pasi ky i fundit ka marrë kontrollin e Universitetit të Mosulit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Elissa Smith, ka thënë se nuk i komenton çështjet e inteligjencës, por ka shtuar se përdorimi i një kimikati si armë është akt i neveritshëm.

XS
SM
MD
LG