Ndërlidhjet

Dy Koretë pajtohen për takime familjare


Lideri verikorean, Kim Jong-Un.
Lideri verikorean, Kim Jong-Un.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord që të organizojnë takime të rralla për familjet e ndara nga Lufta e Koreve.

Seuli ka thënë se takimet do të mbahen në muajin tetor, në një vendpushim malor në Korenë e Veriut.

Mijëra familje koreane janë ndarë, duke mbetur me pak ose aspak kontakte, prejse ka përfunduar lufta në vitin 1953.

Korrespondentët thonë se rreth 66,000 jugkoreanë mbesin në lista të pritjes për të parë të afërmit e tyre. Shumica e tyre janë në të 80-tat ose 90-tat.

XS
SM
MD
LG