Ndërlidhjet

Britania “do të sulmonte prapë” Sirinë


Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Britania e Madhe “nuk do të hezitojë” të ndërmarrë sulme të tjera sekrete në Siri për të penguar komplotet e mundshme terroriste, ka thënë sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Ai ka thënë se një sulm i telekomanduar, që ka vrarë dy xhihadistë britanikë të Shtetit Islamik (IS), ka qenë “akt krejtësisht ligjor i vetëmbrojtjes”.

“Personat kanë qenë terroristë që kanë planifikuar një seri sulmesh”, ka thënë Fallon.

Ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar aksionet ushtarake të Britanisë në Siri, dy vjet më parë.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë të hënën se sulmi i telekomanduar është kryer më 21 gusht.

Kjo ka qenë hera e parë që Britania ka kryer një sulm të tillë.

XS
SM
MD
LG