Ndërlidhjet

"Vritet" lideri separatist baluç në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Zyrtarët e povincës jugperëndimore të Pakistanit, Baluçistan, kanë bërë të ditur se lideri i lëvizjes separartiste baluçe është vrarë.

Shefi i kabinetit të ministrave të Baluçistanit, Sarfaraz Bugti, ka thënë se “bazuar në raporte të pakonfirmuara”, Allah Nazar Baloch është vrarë në një operacion nga forcat e sigurisë.

Baluçistani është skenë e një kryengritjeje me intensitet më të ulët nga grupet nacionaliste dhe baluçe, të cilat kërkojnë ndarjen e të ardhurave nga gazi dhe burimet e mineraleve, si dhe autonomi të plotë nga Islamabadi.

XS
SM
MD
LG