Ndërlidhjet

Gjermania mund t’ia dalë me më shumë migrantë


Mynih, Gjermani
Mynih, Gjermani

Gjermania mund të përballet me së paku 500,000 azilkërkues në vit, për disa vite të ardhshme, ka thënë zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se presin mbi 800,000 azilkërkues vetëm në vitin 2015 – që do të thotë katër herë më shumë se më 2014.

Gabriel ka përsëritur se vendet e tjera evropiane duhet të marrin po ashtu pjesën e tyre.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, ka thënë se një rekord prej 7,000 refugjatësh kanë arritur në Maqedoni vetëm të hënën, ndërsa 30,000 migrantë ndodhen në ishujt grekë.

Kriza me migrantë ka shkaktuar përçarje të mëdha brenda Bashkimit Evropian.

Hungaria është duke ndërtuar gardh me tela në kufi me Serbinë për të ndaluar rrjedhën e migrantëve.

Kyreministri i Hungarisë, Viktor Orban, po ashtu ka thënë se vendi i tij nuk do migrantë myslimanë dhe ka tërhequr vërejtjen se Evropa “mund të humbasë identitetin e saj të krishterë”.

XS
SM
MD
LG