Ndërlidhjet

Irani, i gatshëm të bisedojë për Sirinë me këdo


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite për mënyrat se si të zgjidhet konflikti civil në Siri.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Teheran, së bashku me homologun e tij austriak, Heinz Fischer, Rohani ka thënë se “Irani do të ulet në çdo tryezë me vendet rajonale dhe fuqitë botërore, nëse rezultati do të ishte një e ardhme e sigurt, e qëndrueshme dhe demokratike për Sirinë”.

Megjithatë, ai ka thënë se Teherani nuk do të debatojë për të ardhmen e presidentit sirian, Bashar al-Assad, derisa të arrihet paqja.

“Prioriteti ynë është të ndalohet gjakderdhja, të sillet siguri dhe t’iu lejohet njerëzve të kthehen në shtëpitë e tyre. Më pastaj, mund të flasim për të ardhmen”, ka thënë Rohani.

Irani shiit, mbështetës kryesor i regjimit të Assadit, akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, që është rivale e tij sunite, për mbështetjen e rebelëve dhe militantëve sirianë.

XS
SM
MD
LG