Ndërlidhjet

VV kundërshton marrëveshjen për kodin telefonik


Prishtinë
Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese për media, ka paralajmëruar se do të kundërshtojë me të gjitha mjetet realizimin e marrëveshjes për telefoninë, që është nënshkruar në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë.

“Rruga e Kosovës për t’u pajisur me kod ndërkombëtar të telefonisë është aplikimi për anëtarësim në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (ITU). Kjo rrugë nuk kalon as nga Beogradi, por as nga Vjena”.

“Ndonëse nuk është ende anëtare e OKB-së, Kosova ka të drejtë të aplikojë dhe të pajiset me kod ndërkombëtar, mbështetur në Nenin 2, pika c, të Kushtetutës së ITU-së”, thuhet në komunikatën e Lëvizjës Vetëvendosje.

Si rezultat i bisedimeve në Bruksel, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se Kosova do të marrë kodin telefonik 383 direkt nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve, ndërsa kërkesa në emër të Kosovës do të bëhet nga ana e Austrisë.

XS
SM
MD
LG