Ndërlidhjet

Rusia kritikon BE-në për krizën me migrantë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë takimit me nënpresidenten e Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva. Moskë, 8 shtator 2015.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë takimit me nënpresidenten e Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva. Moskë, 8 shtator 2015.

Rusia ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian po trajton krizën me refugjatë dhe ka lënë të kuptohet se blloku është fajtor për nxitjen e konflikteve që kanë shkaktuar migrimin masiv.

“Drejtësia sigurisht kërkon që ata vende që mbajnë përgjegjësi për shpërthimin e konflikteve, të marrin përgjegjësi të madhe edhe për sigurimin e ndihmës humanitare për viktima”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai i ka bërë këto komente në Moskë, në një takim me nënpresidenten e Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva.

Bashkimi Evropian është duke u përballur me një fluks të madh migrantësh që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Rusia ka kundërshtuar pushtimin e Irakut nga SHBA-ja, rrëzimin e mbështetur nga Perëndimi të liderit libian, Muammar Gaddafi, si dhe mbështetjen e Perëndimit për rebelët në Siri.

XS
SM
MD
LG