Ndërlidhjet

logo-print

Rritet dhuna në Turqi, 12 policë të vrarë


Në kufirin e Turqisë me Azerbajxhanin...

Në kufirin e Turqisë me Azerbajxhanin...

Së paku 12 policë turq janë vrarë në një sulm me bombë në lindje të Turqisë.

Dhuna midis forcave turke dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ka arritur kulmin.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, sulmi ka goditur një autobus që transportonte policë në kufirin me Azerbajxhanin.

I njëjti burim ka raportuar më herët se mbi 50 aeroplanë ushtarakë kanë sulmuar caqet kurde, duke vrarë “35 deri në 40 terroristë”.

XS
SM
MD
LG