Ndërlidhjet

Papa lehtëson rregullat e divorcit dhe rimartesës


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka shpalosur reformat që synojnë ta bëjnë më të lehtë për katolikët që të prishin martesën dhe të rimartohen brenda Kishës.

Kisha nuk e njeh divorcin dhe thotë se martesa është e përhershme.

Për t’u ndarë, katolikët duhet të tregojnë se martesa e tyre ka qenë me të meta qysh nga fillimi.

Reformat lejojnë qasje pa pagesë në procedura dhe vendime më të shpejta.

Deri më tash, procedurat janë parë si misterioze, të shtrenjta dhe burokratike.

Katolikët që kanë kërkuar anulim të martesës, është dashur të marrin miratimin e dy tribunaleve të Kishës.

Reformat e reduktojnë këtë në një.

XS
SM
MD
LG