Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Afro 8,000 të vrarë në konfliktin në Ukrainë


Ukrainë

Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se së paku 7,962 njerëz janë vrarë dhe 17,811 janë plagosur në konfliktin në Ukrainë.

“Ky është një vlerësim konservator dhe numrat aktualë mund të jenë dukshëm më të lartë”, ka thënë Zyra për të Drejta të Njeriut e OKB-së.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në lindje të vendit kanë shpërthyer në prill të vitit 2014.

Një marrëveshje armëpushimi, e arritur në muajin shkurt në Minsk, është shkelur vazhdimisht.

XS
SM
MD
LG