Ndërlidhjet

OKB dënon shtypjen e shoqërisë civile në Azerbajxhan


Më 1 shtator, një gjykatë në Baku ka dënuar gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, me 7 vjet e gjysmë burg.

Më 1 shtator, një gjykatë në Baku ka dënuar gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, me 7 vjet e gjysmë burg.

Komisionari për të Drejta të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein, ka dënuar shtypjen e vazhdueshme të shoqërisë civile në Azerbajxhan.

Zeid ka thënë se në Azerbajxhan vazhdon të raportohet “presioni i panevojshëm, keqtrajtimi dhe frikësimi i gazetarëve, i mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe i aktivistëve nga autoritetet e shtetit”.

“Bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që janë privuar nga liria thjesht për realizimin e të drejtave të tyre për liri të shprehjes ose tubimit paqësor, apo për mbrojtjen e të drejtave të tjerëve”, ka thënë Zeid.

Më 1 shtator, një gjykatë në Baku ka dënuar gazetaren hulumtuese, Khadija Ismayilova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, me 7 vjet e gjysmë burg.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se ndëshkimi i Ismayilovës ka qenë hakmarrje për raportet e saj për korrupsion në Qeverinë e Azerbajxhanit.

Zeid ka thënë se dënimi i Isamyilovës është “shembulli i fundit i shtypjes së zërave të pavarur”.

XS
SM
MD
LG