Ndërlidhjet

Kosova diskuton për çështjen e migrantëve


Greqi

Greqi

Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës pritet që të diskutojë për çështjen e migrantëve nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Siria, të cilët po tentojnë të gjejnë strehim në Evropë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur sot në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të
këtij komisioni.

Çështja e refugjatëve është ngritur së fundmi edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që të shqyrtohen mundësitë dhe kapacitetet nëse Kosova është e gatshme që të solidarizohet me strehimin e refugjatëve të ikur nga lufta në Siri.

Gjatë vitit 2015, të dhënat nga Kombet e Bashkuara flasin për mbi 300,000 refugjatë nga Lindja e Mesme, të cilët kanë kaluar Mesdheun dhe, përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, synojnë strehim në vendet e Evropës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG