Organizata “Reporterët pa Kufij” ka ngritur shqetësimin e saj për fatin e korrespondentit të Radio Evropa e Lirë, shërbimi në Turkmekistan.
Organizata me seli në Paris ka thënë se Saparmamed Nepeskuliev, është duke u mbajtur në izolim. Ajo ka bërë thirrje tek autoritetet e Turkmenistanit "që të tregojnë për gjendjen e tij aktuale, dënimin e tij të mundshëm, dhe ta lirojnë atë, menjëherë”.
Familjarët e Saparmamed Nepeskulie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ata kanë marrë vesh më 4 shtator se ai është dënuar me tre vjet heqje lirie, me datën 31 gusht.
Autoritetet e Turkmenistanit nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare deri më tash.