Ndërlidhjet

Sam Smith, do të këndojë këngën për filmin e ardhshëm James Bond, “Spectre”.


Këngëtari Sam Smith.
Këngëtari Sam Smith.

Artisti i shpërblyer britanik, Sam Smith, do të këndojë këngën tematike për filmin e ardhshëm James Bond, “Spectre”.

“Kjo do të jetë një prej arritjeve të mia më të mëdha në karrierë”, ka thënë Smith, duke shtuar se pret me padurim të bëhet pjesë e kësaj trashëgimie ikonike britanike.

Më 1965, Tom Jones, artisti britanik pati kënduar në njërin film mbi James Bondin, kurse këngën e fundit e pati interpretuar këngëtarja, poashtu britanike, Adele.

Daniel Craig do të jetë ai që do ta luajë rolin e James Bondit për të katërtën herë me radhë. Në filmin e radhës luan edhe Monica Belluci dhe Christoph Waltz.


"Spectre" pritet të shfaqet në kinematë britanike më 26 tetor, kurse në Shtetet e Bashkuara më 6 nëntor. Kënga ndërkaq pritet të publikohet më 25 shtator.

XS
SM
MD
LG