Ndërlidhjet

I faluri i Lukashenkas ndalohet me të hyrë në Bjellorusi


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Ish kandidati për president i të Bjellorusisë, Ales Mikhalevich është ndaluar menjëherë pasi ka hyrë në vendin e tij, dhe është porositur që të mos largohet nga kryeqyteti.

Ales Mikhalevich, kishte lëshuar Bjellorusinë në vitin 2011, pasi kishte akuzuar autoritetet vendore, për torturë.

Mikhalevich, i cili kishte marr statusin e azilantit politik në Republikën Çeke, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, përmes telefonit, se rojet e kufirit e kanë ndaluar atë, pasi kishte kaluar kufirin me Lituaninë.

Mikhalevich, është njëri nga disa figurat opozitare, i cili ishte arrestuar dhe akuzuar për organizim të protestave masive kundër presidentit, Alyaksandr Lukashenka, gjatë zgjedhjeve presidenciale, më 2010.

Kthimi i tij paraqet rrezik për Lukashenkan, i cili do të kandidojë edhe për një mandat të ri, në zgjedhjet e 11 tetorit.

Lukashenka, muajin e kaluar ka falur ish kundër kandidatin e tij Mikalay Statkevich dhe ka liruar nga burgu disa kritikë të regjimit të.

Ky veprim i tij shihet si tentim i tij për të përmirësuar imazhin e tij para perëndimit, gjatë zgjedhjeve të reja.

XS
SM
MD
LG