Ndërlidhjet

Lirohet lideri i separatistëve të Ukrainës


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Disa rebelë në lindje të Ukrainës, kanë liruar liderin e separatistëve, Andre Purgin, pas një ndalese prej katër ditësh.

Purgin ka thënë për Reuters se ai është liruar sot nga një rebel i armatosur, në rajonin e Donjeckut.

Ai ka deklaruar se është mbajtur në një qeli të të ashtuquajturës “ministri e mbrojtjes”, që nga data 4 shtator, kur ishte ndaluar nga një grup i armatosur, deri sapo kthehej me veturë nga Rusia.

Purgin ka deklaruar se nuk e din arsyen e ndaljes së tij. Ai njihet si kryetari i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donjeckut.

Ai është përfaqësues i rebelëve që nga fillimi i trazirave në Ukrainë, në prill të 2014-s.

Purgin ka qenë i përfshirë në bisedimet paqësore në Minsk, por është raportuar se ai konsiderohet si “vijë e rëndë” mes liderëve separatistë.

Ai ka kundërshtuar disa nga pikat e marrëveshjes paqësore të Minskut.

XS
SM
MD
LG