Ndërlidhjet

Turqia zbarkon trupat në Irakun verior


Foto arkiv.
Foto arkiv.

Turqia ka zbarkuar trupat ushtarake, përgjatë kufirit me Irakun verior, për herë të parë që nga viti 2011.

Ky vendim i Ankarasë zyrtare vjen pas sulmeve nga ana e militantëve kurdë, që kanë lënë të vdekur 31 ushtarë turq.

Sipas Agjencisë shtetërore të lajmeve Anatolia, 150 trupa kanë hyrë në Irakun verior, me qëllim të “shkatërrimit” të disa bazave të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdëve, të cilët kanë arritur të largohen nga Turqia, pas sulmeve.

Kjo betejë po vazhdon krahas përpjekjeve të SHBA-së, për të përfshirë edhe rajonin në luftë kundër grupit militant Shteti Islamik.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë ndonjë kohë të saktë për operacionet në Irakun verior, edhe pse një zyrtar ka deklaruar se ky është një operacion i shpejtë.

Turqia po vazhdon edhe sulmet ajrore kundër kampeve të rebelëve në rajon.

XS
SM
MD
LG