Ndërlidhjet

SHBA: Rusia mund të sjell konfrontime të reja në Siri


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rritjet ushtarake të Rusisë, në Siri, mund të qojnë në konfrontim me koalicionin e udhëhequr nga Amerika, kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se Washingtoni është “i shqetësuar nga raportimet se Rusia ka zbarkuar trupa shtesë të personelit dhe anijeve luftarake në Siri.

“Nëse ata do të vazhdojnë me mbështetje të tillë, atëherë kjo mund të qoj drejt destabilizimit dhe të ketë kundër efekt , në interesat e komunitetit ndërkombëtare” ka thënë Earnest.

Bullgaria ka refuzuar kërkesën e Rusisë, për të përdorur hapësirën e saj ajrore, për të dërguar ndihma ushtarake në Siri, përmes pak se një vit ,koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara , ka kryer mbi 50 mijë sulme të shpejta, kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG