Ndërlidhjet

NATO heton vrasjen e 11 policëve të vrarë afganë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Ushtria amerikane ka thënë se do të vazhdojë të hulumtojë sulmet ajrore, të bëra ditë më parë, në jug të Afganistanit, pas deklaratave të zyrtarëve lokalë, se 11 policë nga departamenti kundër-drogë, janë vrarë.

“Bazuar në informatat që i kemi marrë, vlerësojmë se është veprim i matur për të hulumtuar këtë sulm ajror të forcave tona të kryer në Kandahar”, ka deklaruar gjenerali Wilson Shoffner.

Zyrtarët lokalë të Afganistanit kanë thënë se NATO-ja, gjatë një sulmi ajror në provincën Helmand, ka vrarë 11 policë të anti –drogës.

Ushtria amerikane ka mohuar të ketë kryer ndonjë sulm ajror më 6 shtator, por shkretëtira ku janë vrarë policët afganë, është në Rigestan, një zonë pa kufi të qartë, që shtrihet midis Helmandit dhe Kandaharit.

Kjo nuk është hera e parë që forcat amerikane akuzohen për sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG