Ndërlidhjet

Policia konfirmon sulmin ndaj eskortës së kryeministrit Mustafa


kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Polica e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 8:00, është sulmuar eskorta e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për Radion Evropa e Lirë se disa persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me vezë-ngjyrë në drejtim të veturës së kryeministrit.

Policia ka marrë të gjitha masat për gjetjen e personave, ka thënë Hoxha.

Ndërsa në një postim të Vetëvendosjes në Facebook thuhet se "i është kujtuar Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës".

"Nëse ai insiston në këtë, ne do ta defunksionalizojmë Qeverinë e tij ”, thuhet në postim.

XS
SM
MD
LG