Ndërlidhjet

Khamenei: S'ka bisedime me SHBA-të jashtë marrëveshjes bërthamore


Ayatollah Ali Khamenei, 9 shtator 2015

Ayatollah Ali Khamenei, 9 shtator 2015

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Teherani nuk do të hyjë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, jashtë kornizave të marrëveshjes bërthamore të arritur me fuqitë botërore.

Në webfaqen e Khameneit, ai citohet të ketë thënë më 9 shtator se Teherani ka negociuar me Washingtonin mbi çështjet bërthamore “për arsye specifike”.

“Nuk do të lejojmë negociata me amerikanët mbi çështjet tjera”, ka thënë ai.

Sipas marrëveshjes së 14 korrikut, sanksionet do të hiqen gradualisht, në këmbim të kufizimeve nga ana e Iranit mbi aktivitetet nukleare, për të cilat Perëndimi dyshon se për synim kanë krijimin e bombës atomike.

Khamenei ka thënë se çdo negociatë tjetër do të ishte “mjet për amerikanët që të ndikojnë mbi Iranin dhe të imponojnë vullnetin e tyre”.

Pohimet e tij pasojnë sinjalizimet nga presidenti iranian, Hassan Rohani, se Republika Islamike është gati të mbajë bisedime me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar mundësitë e përfundimit të luftës civile në Siri.

XS
SM
MD
LG