Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin e VV-së ndaj kryeministrit


Ndërtesa e qeverisë së Kosovës, foto arkivi
Ndërtesa e qeverisë së Kosovës, foto arkivi

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin me ngjyrë ndaj makinës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, “të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga qeveria.

Lëvizja Vetëvendosje, parti politike në opozitë, ka pranuar në rrjetin social Facebook se ka ndërmarrë këtë veprim.

“Ne duam t'ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të "Zajednicës". Nëse ai insiston në këtë, ne do ta defunksionalizojmë Qeverinë e tij”, thuhet në postimin e VV-së.

Qeveria e Kosovës ndërkaq e ka gjykuar si të “papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

XS
SM
MD
LG