Ndërlidhjet

India dhe Pakistani zhvillojnë bisedime rreth tensioneve në Kashmir


Foto arkiv.

Foto arkiv.

Zyrtarë të lartë të sigurisë të Pakistanit dhe Indisë takohen sot në New Delhi, për t’i qetësuar raportet e krijuara rreth rajonit të kontestuar të Kashmirit, thonë burimet zyrtare.

Bisedimet vijnë, pas mbledhjes së anuluar, të Këshillit Nacional të Sigurisë, që ishte paraparë të mbahej në gusht, por ishte anuluar për shkak të pikëpamjeve të ndryshme rreth agjendës.

Këshilltari i Këshillit Nacional për Siguri, Sartaj Aziz, ka thënë se shefi i Forcave Paraushtarake të Pakistanit do të takohet me shefin e Forcave të Sigurisë për Kufi të Indisë, për të “provuar uljen e tensioneve në zonën e kontrollit” dhe për ta rikonfirmuar marrëveshjen e armëpushimit të viti 2001.

Marrëveshja është shkelur disa herë, muajve të fundit, nga të dyja palët të cilat kanë akuzuar vazhdimisht njëra tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Këto përleshje shpesh herë kanë provokuar incidente në zonën kufitare, duke shkaktuar vdekjen e civilëve.

XS
SM
MD
LG