Ndërlidhjet

Komisioni Evropian thotë se Rusia duhet të bëjë kujdes me kufijtë e BE-së


Presidenti i Komisionit Evropianë, Jean Claude Juncker
Presidenti i Komisionit Evropianë, Jean Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i ka tërhequr vërejtjen Rusisë se siguria e kufijve, të vendeve anëtare të BE-së është e “paprekshme”.

“Dua që kjo të jetë e qartë për Moskën”, ka thënë sot presidenti Juncker, në Parlamentin Evropian gjatë fjalimit të tij vjetorë.

“Vendet Baltike dhe Polonia janë anëtare shumë të rëndësishme të BE-së, dhe ato nuk duhet të mendojnë se ne nuk do të jemi aty, nëse rrezikohen kufijtë dhe siguria e tyre”, ka shtuar Juncker.

Lufta në Ukrainë ka zbehur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, që konsiderohen të jenë më të tensionuarat që nga Lufta e Ftohtë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, veçanërisht aneksimi i Krimesë, është ngjallur frika te disa vende anëtare të BE-së, si Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia, për një rikthim të epokës së Luftës së Ftohtë, nga ana e Rusisë.

XS
SM
MD
LG