Ndërlidhjet

Vritet një gazetar në Pakistan


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Një person i paidentifikuar ka vrarë gazetarin, Aftab Alam afër shtëpisë së tij, i cili kishte punuar për disa media.

Ky është sulmi i dytë ndaj gazetarëve, në 24 orët e fundit në Karaçi.

Policia ka konfirmuar edhe një sulm tjetër, kundër punëtorëve të televizionit më të madh privat në Pakistan, duke lënë të vrarë një person dhe të plagosur një tjetër.

Pas sulmeve, unioni i gazetarëve i ka bërë thirrje organeve të rendit, për rritje të sigurisë ndaj punëtorëve të mediave si dhe arrestimin e sulmuesve.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në New York, më shumë se 50 punonjës të mediave janë vrarë në Pakistan, që nga viti 1952.

XS
SM
MD
LG