Ndërlidhjet

logo-print

Moska merr miratimin e Greqisë dhe Iranit për përdorim të hapësirës ajrore


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Greqia dhe Irani kanë konfirmuar se i kanë dhënë leje Rusisë, që të përdorë hapësirat e tyre ajrore, për furnizime në Siri.

Agjencia e lajmeve Interfax, ka cituar një zyrtar të ambasadës ruse, në Teheran, se kjo e fundit i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Moskës, për të dërguar ndihma humanitare në Siri.

Ambasada e Rusisë në Athinë i ka thënë një mediumi se Greqia i lejon Rusisë, përdorimin e hapësirës ajrore, për qëllime humanitare, në Siri.

Greqia ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar asaj që të mos lejojë përdorimin e hapësirës ajrore greke, për Rusinë, me frikën se ajo mund ta përdorë atë për ndihmë ushtarake, për presidentin sirian, Bashar al –Assad.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Daniel Mitoc, ka thënë se Sofja mund t’i lejojë aeroplanët rusë të kalojnë në hapësirën e saj ajrore, por fillimisht, ato duhet të kontrollohen nga aeroporti i Bullgarisë.

XS
SM
MD
LG