Ndërlidhjet

Peticion në mbështetje të Mikheil Saakashvili, për kryeministër të Ukrainës


 Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.
Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

Mbështetësit e ish presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, në Ukrainë, kanë mbledhur 26 mijë nënshkrime, në një peticion, i cili i rekomandon atij që të bëhet kryeministër i Ukrainës.

Saakashvilli, i cili është duke udhëhequr me rajonin e Odesës, në Ukrainë, që nga muaji maj ka thënë se ai nuk e sheh veten si kryeministër të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka prezantuar një sistem online të peticioneve, sipas të cilit, çfarëdo peticion, i cili ka 25 mijë nënshkrime dhe nuk është më i vjetër se tre muaj, duhet të shqyrtohet nga presidenti, qeveria dhe ligjvënësit.

Peticioni nga mbështetësit e Saakshvillit është dorëzuar zyrtarisht në zyrë të kryeministrit, me 3 shtator.

XS
SM
MD
LG