Ndërlidhjet

logo-print

Elizabeta II shënon rekord në fronin mbretëror


Foto Arkivi.

Foto Arkivi.

Elizabeta II është bërë mbretëresha që ka shërbyer më së gjati në historinë e Britanisë.

Ajo ka mbretëruar për 63 vjet e shtatë muaj. Mbretëresha ka falënderuar të gjithë dashamirësit për, siç ka thënë, mesazhet prekëse dhe të mirësisë.

“Princi Philip dhe unë u jemi shumë mirënjohës për ngrohtësinë e mikpritjes suaj”, ka thënë Mbretëresha teksa ka takuar qytetarët në Skoci, ku edhe ndodhet me pushime me bashkëshortin e saj.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se shërbimi i Elizabetës ka qenë “vërtetë modest”.

XS
SM
MD
LG