Ndërlidhjet

logo-print

Liderët “po e çojnë Turqinë në luftë civile”


Selahattin Demirtas

Selahattin Demirtas

Kreu i Partisë Popullore Demokratike në Turqi, subjekt ky opozitar pro-kurd, ka akuzuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila mban pushtetin, për orkestrimin e sulmeve nacionaliste dhe për shtyrjen e Turqisë drejt luftës civile.

“Po përballemi me fushatë të linçimit”, ka thënë Selahattin Demirtas.

Dhuna midis ushtrisë dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në lindje të Turqisë është përshkallëzuar, prejse është thyer armëpushimi në muajin korrik.

Demirtas ka akuzuar kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan për marrjen e vendimit “për të nisur këtë luftë dhe për ta intensifikuar atë”.

HDP mohon pretendimet e nacionalistëve se është krah politik i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Ajo ka hyrë për herë të parë në Parlament në zgjedhjet e qershorit, duke fituar 14 përqind të votave.

Në këto zgjedhje, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim nuk ka arritur të fitojë shumicën.

Dështimi i saj për të gjetur partner koalicioni ka bërë që Turqia të shkojë sërish në zgjedhje në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG