Ndërlidhjet

Vdekshmëria e fëmijëve bie mbi 50%


Logo e UNICEF-it
Logo e UNICEF-it

Vdekshmëria e fëmijëve ka rënë mbi 50 përqind qysh në vitin 1990, bën të ditur një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Në raport thuhet se 25 vjet më parë, 12.7 milionë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur, ndërsa, këtë vit, shifra parashihet të bie nën 6 milionë.

Megjithatë, agjencitë e ndihmave paralajmërojnë se sfidat mbeten.

Ato theksojnë se objektivi i OKB-së për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve për dy të tretën në periudhën 1990-2015, nuk do të arrihet.

XS
SM
MD
LG