Ndërlidhjet

Rusia “komplikon” situatën në Siri


Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se raportet se Rusia ka dërguar trupa për të forcuar presidentin sirian, Bashar al-Assad, e kanë bërë shumë më të vështirë zgjidhjen politike të konfliktit në Siri.

Forcat ruse kanë nisur të marrin pjesë në operacione luftarake në Siri, në mbështetje të ushtrisë siriane, kanë thënë të mërkurën burimet libaneze, raporton Reuters.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në fund të shtatorit, mund të jetë vendi (për diskutimin e tranzicionit politik), por situata është komplikuar me faktin se Rusia mund të ketë dërguar trupa të reja atje”, ka thënë Fabius.

“Franca do të dyfishojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund dramës në Siri, njërës prej tragjedive më të mëdha të këtij fillimshekulli”, ka thënë Fabius.

XS
SM
MD
LG