Ndërlidhjet

Danimarka ndalon trenat në dhe nga Gjermania


Ilustrim

Ilustrim

Hekurudhat daneze kanë ndaluar për kohë të pacaktuar të gjithë trenat që udhëtojnë në dhe nga Gjermania, pasi qindra migrantë shkojnë në Danimarkë, në përpjekje për të kërkuar azil në Suedi.

Ky veprim vjen pasi policia daneze ka ndaluar shërbimin e trenave gjatë ditës, kur qindra refugjatë, kryesisht sirianë, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me zyrtarët për t’u regjistruar.

Qindra azilkërkues të tjerë kanë marshuar në një autostradë në rrugën e tyre drejt Suedisë, e cila është më bujare ndaj refugjatëve sesa Danimarka.

Refugjatët druajnë se nëse regjistrohen në Danimarkë, ata nuk do të jenë në gjendje të shkojnë në Suedi.

Gjermania dhe Suedia janë destinacionet kryesore për refugjatët dhe migrantët ekonomikë që kërkojnë azil në Evropë.

Parlamenti danez, javën e kaluar, ka votuar për shkurtimin e përfitimeve të mirëqenies për refugjatët e rinj, në përpjekje për ta bërë Danimarkën më pak tërheqëse për azilkërkuesit.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG