Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov bisedojnë për Sirinë


Kerry dhe Lavrov - foto arkivi

Kerry dhe Lavrov - foto arkivi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka diskutuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në lidhje me konfliktin në Siri.

Uashingtoni është shprehur i shqetësuar me raportet se Rusia ka prani ushtarake në Siri.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se dy zyrtarët kanë biseduar në telefon për “problemet e rregullimit të konfliktit në Siri”, si dhe “aspekte të marrëdhënieve dypalëshe ruso-amerikane”.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë të martën se tre aeroplanë luftarakë të Rusisë kanë ateruar në Siri ditëve të fundit.

Ata po ashtu kanë thënë se njësi të reja banimi janë ngritur në aeroportin e qytetit port Latakia, që është vendlindja e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Zyrtarët sirianë mohojnë se forcat ruse marrin pjesë në luftë.

Megjithatë, Moska dhe Damasku kanë thënë se këshilltarë të ushtrisë ruse janë në terren në Siri.

XS
SM
MD
LG