Ndërlidhjet

IS kërkon shpërblim për dy pengje


Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë shumë pjesë të Sirisë dhe Irakut.
Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë shumë pjesë të Sirisë dhe Irakut.

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë thënë se mbajnë peng një norvegjez dhe një konsulent kinez dhe kanë kërkuar shpërblim në të holla për lirimin e tyre.

Grupi ekstremist i ka postuar fotografitë e tyre, të veshur me rroba të verdha burgu, në revistën e tij online Dabiq.

Dy pengjet janë identifikuar si Ole Johan Grimsgaard-Ofstad nga Osllo dhe Fan Jinghi nga Pekini.

Militantët kanë thënë se “oferta kohore” është e kufizuar.

Ata kanë vrarë disa robër dhe pamjet e vrajseve brutale i kanë postuar online.

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka konfirmuar se një shtetas norvegjez mbahet peng në Siri dhe se ai është kapur qysh në muajin janar.

XS
SM
MD
LG