Ndërlidhjet

Ushtria hungareze përgatitet për mbrojtje të kufirit


Hungari
Hungari

Ushtria e Hungarisë ka nisur stërvitjet për vendosjen eventuale në kufirin jugor, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve.

Budapesti planifikon të dërgojë ushtrinë që t’i ndihmojë policisë në kufi, ku mijëra migrantë arrijnë nga Serbia çdo ditë.

Gardhi me tela tashmë është duke u ndërtuar përgjatë kufirit.

Deputetët pritet të votojnë për kontrolle më të rrepta kufitare gjatë këtij muaji.

Autoritetet kanë thënë se presin 40,000 migrantë javën e ardhshme.

Shumica e tyre ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe bëjnë përpjekje që, përmes Hungarisë, të arrijnë në Gjermani, Austri dhe Suedi, të cilat janë vendet me ligjet më liberale për azil brenda Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG