Ndërlidhjet

Apple zbulon prodhime të reja


Logo e Apple

Logo e Apple

Gjiganti i teknologjisë Apple ka zbuluar para konsumatorëve kompjuterin e ri tabletë, iPad Pro, më i madhi deri më tani.

Pajisja do të ketë edhe një tastierë inteligjente dhe një “laps” të ri Apple.

Duke folur para mediave në San Francisko, kreu ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka thënë se ky është "lajmi më i rëndësishëm për iPad-in prejse ai ka dalë në dritë për herë të parë.”

IPad Pro do të dalë në treg në nëntor, me një çmim që fillon nga 799 dollarë.

Kompania ka zbuluar edhe brezin më të ri të iPhon-ëve, 6S dhe 6S Plus, si edhe një TV të ri Apple.

XS
SM
MD
LG