Ndërlidhjet

logo-print

Iranianët mbështesin marrëveshjen, por presin shumë


Ilustrim

Ilustrim

Shumica e iranianëve mbështesin marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, por një pjesë e tyre gabimisht beson se ajo shënon fundin e menjëhershëm të të gjitha sanksioneve amerikane.

Një anketë me 1,000 iranianë, e realizuar nga Universiteti i Merilendit dhe kompania e kërkimeve IranPoll.com, ka gjetur se 76 përqind e të anketuarve mbështesin kompromisin për t’i dhënë fund izolimit të tyre, në këmbim të mbikëqyrjes ndërkombëtare të programit të tyre bërthamor.

Por, kjo mbështetje mund të jetë më e dobët sesa duket, pasi iranianët duket se kanë disa përshtypje të rreme dhe besojnë se marrëveshja do t’i përfundojë shpejt sanksionet ekonomike ndërkombëtare.

Në fakt, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera janë pajtuar që të heqin vetëm sanksionet që lidhen me programin bërthamor të Iranit dhe vetëm atëherë kur Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit.

Sanksionet e tjera, të vendosura për shkak të mbështetjes së dyshuar të Iranit për grupet terroriste apo për shkak të ndërhyrjeve politike në rajon, do të mbeten.

Por, sipas anketës, 56 përqind e iranianëve as që janë të vetëdijshëm se qeveria e tyre është pajtuar që të kufizojë kërkimin bërthamor.

XS
SM
MD
LG