Ndërlidhjet

Zgjedhjet në lindje lëkundin Marrëveshjen e Minskut


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës kanë diskutuar në telefon për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në lindjen separatiste të Ukrainës, bën të ditur Kremlini.

Sipas Marrëveshjes për Paqe të Minskut, rajonet separatiste duhet të mbajnë zgjedhjet lokale deri në fund të vitit “në përputhje me legjislacionin e Ukrainës”.

Megjithatë, rebelët pro-rusë duan që zgjedhjet t’i mbajnë me kushtet e tyre, të cilat përfshijnë ndalimin nga gara të të gjithë kandidatëve pro-ukrainas dhe mbajtjen e zgjedhjeve në ditët që nuk korrespondojnë me zgjedhjet lokale, të planifikuara për 25 tetor në pjesën tjetër të Ukrainës.

Udhëheqësit ukrainas kanë paralajmëruar se çdo përpjekje për të mbajtur zgjedhje “të paligjshme” në zonat që udhëhiqen nga rebelët, do të shkelë Marrëveshjen për Paqe.

Me këtë pikë, Zyra e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se janë pajtuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.

XS
SM
MD
LG