Ndërlidhjet

logo-print

Evakuime masive nga përmbytjet në Japoni


Japoni - foto arkivi

Japoni - foto arkivi

Mbi 90,000 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre në verilindje të Japonisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Tash për tash, një person figuron i zhdukur.

Situata pason stuhinë Etau, e cila, të mërkurën, ka sjellë erëra deri në 125 kilometra në orë, përpara se të lëvizte drejt detit.

Zonat e goditura më së rëndi janë në veri të Tokios, përkatësisht prefekturat Ibaraku dhe Toçigi.

“Ka shqetësime se rajoni do të përballet me shira të paparë. E gjithë qeveria do të punojë për sigurinë e njerëzve dhe do të bëjmë çmos për të parandaluar ndonjë katastrofë të mëtejshme”, ka thënë kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

XS
SM
MD
LG