Ndërlidhjet

Presidentja e Kosovës, vizitë zyrtare në Shqipëri


Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga, foto arkivi

Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga, foto arkivi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe homologu i saj shqiptar, Bujar Nishani, kanë shprehur vlerësimet reciproke për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shqipërisë, duke vënë në pah rëndësinë rajonale të këtij bashkëpunimi.

Zonja Jahjaga është duke vizituar Tiranën, me ftesë të zotit Nishani.

Në një takim me gazetarët, që të dy kanë theksuar rëndësinë e një tregu të përbashkët ekonomik e pa barriera mes dy vendeve, që do të jetë konkurrues edhe në tregun europian.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krjimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

“Kjo marrëveshje është de-facto njohje e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka thënë presidenti shqiptar.

Të dy presidentët e kanë vlerësuar faktorin shqiptar në rajon, si një faktor të rëndësishëm, jo vetëm falë shtrirjes, por edhe kontributeve të përbashkëta.

XS
SM
MD
LG