Ndërlidhjet

Zbulohet specie e re njerëzore


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Hulumtuesit kanë zbuluar një specie të re njerëzore në një shpellë në Afrikën e Jugut.

Shkencëtarët nga Universiteti Witwatersrand i Johanesburgut kanë njoftuar se kjo krijesë, me emrin Homo naledi, përfaqëson një përzierje të karakteristikave moderne dhe primitive.

Specia karakterizohet nga një kafkë, e cila është e ngjashme në madhësi me speciet e mëhershme hominin, që kanë jetuar 4 milionë deri në 2 milionë vjet më parë.

Ajo po ashtu përmban një këmbë si të njeriut dhe shpatulla.

Ekspertët nuk janë të sigurt se si këto mbetje kanë përfunduar në shpellë dhe sa të vjetra janë, por zbulimi mund të hedhë dritë të re mbi origjinën e njerëzimit.

XS
SM
MD
LG