Ndërlidhjet

Plani i BE-së për migrantë, “pikë uji në oqean”


Lesbos, Greqi

Lesbos, Greqi

Planet e Bashkimit Evropian për shtetet anëtare që të sistemojnë 160,000 azilkërkues, paraqesin “një pikë uji në oqean” në krahasim me shkallën e krizës, ka thënë zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel.

Ai ka thënë se 450,000 njerëz janë regjistruar në Gjermani këtë vit, ndërsa 37,000 vetëm në tetë ditët e para të shtatorit.

Pamjet e televizioneve serbe kanë treguar një rekord prej 5,000 migrantësh që kanë arritur në kufirin me Hungarinë në 24 orët e fundt.

Të mërkurën, Komisioni Evropian ka shpallur një plan, i cili përcakton kuota të detyrueshme për numrin e refugjatëve që secili vend i BE-së duhet t’i pranojë.

Gjermania, destinacioni kryesor për shumë migrantë, i mbështet kuotat, por vendet lindore të BE-së i kundërshtojnë ato.

Hungaria ka thënë se ushtria e saj ka nisur stërvitjet për vendosjen eventuale në kufirin jugor, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve.

XS
SM
MD
LG