Ndërlidhjet

Katër kandidatë për president të Bjellorusisë


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi ka regjistruar katër kandidatë presidencialë për zgjedhjet e 11 tetorit.

Kandidatët përfshijnë Tatsyana Karatkevichin, garuesen e parë grua, e cila vjen nga fushata e opozitës Havary Pravdu (Thuaj të vërtetën).

Kandidatët e tjerë janë kryetari i Partisë Liberal-Demokrate, Syarhey Haydukyevich, lideri i Partisë Bjelloruse Patriotike, Mikalay Ulakhovich, dhe presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka.

Lukashenka udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt qysh më 1994.

XS
SM
MD
LG